Kryesore

Dosja Habilaj/ 40 persona nën hetim. Ja lëvizjet e Tahirit në Itali me makinën Audi

17:03 - 21.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zyrtarisht dosja voluminoze e grupit kriminal “Habilaj”, e përkthyer nga specialistët e ministrisë së Drejtësisë, ka mbërritur këtë të martë te prokuroria e krimet e rënda. Bëhet me dije se nën hetim janë rreth 40 persona, ndër të cilët edhe ish-ministri brendshëm Saimir Tahiri. Fillimisht dosja ka kaluar në prokurorinë e përgjithshme, ku në total janë 1800 faqe të cikluara. Ky hetim po zhvillohet në të gjitha anët e Adriatikut ku më herët gjykata e Katanias kishte lënë në masë sigurie arrest me burg, Moisi Habilaj, i cilësuar nga akuza si kreu i grupit kriminal. Për të njëjtën dosje, qëndron pas hekuerave në vendin tonë, financieri i Habilajve, Nezar Seitaj dhe Armando Koçerri. Këtij të fundit iu gjetën në banesën e tij në Babicë të Vlorës rreth 4 ton kanabis. Ndërkohë, vijon të jetë në kërkim edhe vëllai tjetër i Moisiut, Florian Habilaj.




Gjithashtu, në dokumentat të përkthyera gjendet edhe shumë udhëtime me automjetin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të cilin ia kishte shitur më herët familjarëve të Habilajve. Nga përgjimet e kryera deputeti Tahiri kishte udhëtuar gjashtë here jashtë vendit me Audin A8. Burime konfidenciale pohojnë se, rasti më tipik i përgjimeve është kur Tahiri, kthehet me ish-automjetin e tij nga Italia.

Nga përgjimet rezulton se, deputeti kishte marrë në kthim makinën tip Audi A8 në qytetin e Romës dhe nga përgjimet dyshohet se automjet ia kishte dërguar një nga pjesëtarët e grupit të Habiljave. Me përfshirjen e 40 persoanve nën hetim nga pala italiane dhe ajo shqiptare, prokuroria e krimeve të rënda kërkon të rikthejë edhe njëherë dosjen në “site”, pasi shumë çështje ose janë ndarë ose janë pushuar. Rreth 1 muaj më parë e njëjta prokuroria kishtë kërkuar leje nga këshilli i mandateve për hetim në masë sigurie arrest me burg për Tahirin, por ajo kërkesë u rrëzua në Parlament me 75 vota kundër. http://abcnews.al/dorezohet-dosja-e-perkthyer-e-habilajve/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.