BLUETOOTH

Mënyra e re e zbulimit të kancerit të lëkurës, shkencëtarët: Etapat e operacionit përshpejtohen

19:02 - 30.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbulimi i kancerit të lëkurës do të bëhet i mundur duke përdorur valë Terahertz (THz), me disa prova të hershme për pacientët tashmë në zhvillim e sipër kështu janë shprehur shkencëtarët për mediat e huaja.




Shpresa dhe qëllimi kryesor është që etapat e operacionit të përshpejtohen në mënyrë që të ndihmohen kirurgët të heqin masat kancerogjene duke lënë sa më shumë lëkurë të shëndetshme.

Valët mund të përdoren në skanime për të hartuar më saktë shtrirjen e tumoreve.

Shkencëtarët në fakt i referohen “boshllëkut” terahertz pasi është një pjesë e spektrit që siç e shpjegojnë ata e kanë të vështirë ta përpunojnë dhe të  përdorin valët e gjetura atje.

Çfarë janë “frekuencat e të ulëta më të sigurta”?

Profesoresha Emma MacPherson tregon rreth laboratorit të saj dhe shpjegon se si valët THz përdoren tani për të zbuluar kancerin e lëkurës.

Ajo shpjegoi se valët THz ishin “një milion herë më të ulëta frekuencë se rrezet X, kështu që është vërtet e sigurt dhe është me të vërtetë e ndjeshme ndaj ndryshimeve delikate në përqendrimin e ujit”.

Në vende ku ka masa të prekura nga kanceri i lëkurës, sasia e ujit në lëkurë është e ndryshme kur krahasohet me lëkurën e shëndetshme përreth saj.

Në teori të përgjithshme mund të përdoret një makinë për prodhimin e valëve THz për të hartuar me shumë saktësi shtrirjen e çdo kanceri të lëkurës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.