![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zbardhur sot vendimet. Ajo që bie në sy është se rikthehet vetëm pas një javë dënimi për të luajtur pa praninë e tifozëve, ku këtë herë e ka pësuar ekipi i Skënderbeut, me 2 ndeshje pezullim. Ndërsa disi i çuditshëm vendimi për lojtarin që goditi arbitrin në takim e kategorisë së dytë, Gramozi-Skrapari, 1 muaj pezullim nga të gjithë aktivitetet. Ndërsa futbollisti i cili i doli në mbrojtje gjyqtarit duke i thyer hundën agresorit, është pezulluar gjithashtu, me një masë të paspecifikuar mirë në vendimin e FSHF-së, ndoshta për faktin se ai ka vendosur që të lërë përfundimisht futbollin.
Vendimet
1.KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës e duke paraqitur parulla ofenduese, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.
2.KF “Kukësi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë ofenduese në kor, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë)Lek.
3.KF “Luftetari”, paralajmërohet se ne rast përsëritje te sjelljes se gabuar te tifozerise do te jete subjekt i përshkallëzimit te masave te Komisionit te Disiplinës.
4.FK “Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë ofenduese në kor, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lek.
5.Zyrtari i KF “Teuta” Klodian Dervishi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS dënohet me pezullim nga aktiviteti për 2 (dy) ndeshje.
6.Zyrtari i FK “Vllaznia” Avenir Dani për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS dënohet me pezullim nga aktiviteti për 2 (dy) ndeshje.