SPORT

Video e Andi Lilës/ Reagon prifti: Mund të refuzosh, por jo të tallesh

16:21 - 23.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas videos ku shfaqej futbollisti i Kombëtares Andi Lila, teksa rrëfente historinë me një prift në Greqi, ka reaguar Dom Agustin Bardhi. Nëpërmjet një statusi në Facebook ai ka kritikuar publikisht talljen që sipas tij futbollisit i kombëtares shqiptare, Andi Lila bëri ndaj të krishterëve orthodhoksë. E megjithatë ai iu uron djemëve të kombëtares kuqezi, ta fitojnë nesër përballjen me Italinë.

Statusi

Nuk e prisja nje gje te tille nga Andi Lila! Me vjen shume keq per talljen e bashke-vellezerve te krishter ortodoks.

Gjithsesi ska gje, do te kete gjithmone njerez qe do te na tallin e do te na levdojne. Po nuk ke pse çuditesh more Andi me bekimin me uje, eshte nje rit krejt normal per “boten e Krishtere” e as me puthjen e unazes Ipeshkvore. Kishte mjaftuar t’i refuzoje nese nuk te pelqenin, edhe mund t’i kishe respektuar pa patur nevoje per tallje…

Gjithsesi une jam me ju, e shpresoj fort qe te fitoni e ta nderoni ate Flamur te Gjergj Kastriotit qe une e dua shume, qe nuk e pati kurr problem bekimin me uje…

Me vjen keq per ate femije qe eshte me ju, qe do rritet me kete “humor burgu” ai meriton patjeter me shume e me mire se kaq.

Nejse, gjithmone fajet i ka regjia ne keto raste!

Forca djema, na nderoni me fitore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.