SPORT

De Biasi: Kundër Italisë kemi nevojë për një mrekulli

18:56 - 23.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Trajneri i Kombëtares Gianni de Biasi ka folur sot në konferencë për shtyp para ndeshjes Shqipëri-Itali që do të luhet nesër në Palermo në orën 20:45 në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit, Rusi 2017.“Kundërshtarin e njihni më mirë se sa unë. Ne jemi gati për t’u ndeshur me ekipin italian. Për Shqipërinë kjo është një ndeshje e veçantë. Shpresoj më të mirën dhe pse të gjithë duan fitoren e Italisë. Kundër Italisë kemi nevojë për një mrekulli.

Ta luajmë ndeshjen të qetë dhe si të barabartë”, ka thënë tekniku italian i Kombëtares shqiptare. I pyetur nëse në portë do jetë Hoxha apo Strakosha De Biasi u përgjigj shkurt: Do ta mësoni nesër. Ai ka treguar edhe pse Italia zgjodhi të luajë në Palermo kundër Shqipërisë.  “Nuk zgjodhën ne për të luajtur në Palermo. Italia zgjodhi Palermon se ka tifozë të zjarrtë”, tha De Biasi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.