De Rosi u tregua i saktë nga 11 metrat duke e zhvendosur Strakoshën në krahun tjetër. Goli i 20-të në 111 ndeshje për mesfushorin e Romës dhe një goditje fatale për skuadrën tonë.
Arbitri tregoi nga pika e bardhë kur Beloti u rrëzua në zonë pas një kontakti me Migjen Bashën. Penalltia ishte e dyshimtë, ndërsa Memushaj ndëshkua me karton të verdhë për protesta.
Shfaq Komentet (0)