Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e shtetasit grek në polici Efthymiou Efthymious. Sipas gazetares Dorjana Bezat greku, i cili dyshohet se ekzekutoi Devi Kasmin me pagesë, nuk ka pranuar që të ketë lidhje me vrasjen.
Ai është shprehur se ka ardhur disa herë në Shqipëri, ndërsa Aurelin e njeh që kur ishte emigrant në Greqi.
“Kam ardhur disa herë në Shqipëri. Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen. Aurelin e njoh që kur kishte ardhur emigrant në Greqi. Kam qëndruar disa herë tek shtëpia e Aurelit në Mezëz”, – ka qenë kjo një pjesë e dëshmisë së tij përpara hetuesve.
Shtetasi grek ka marrë avokat mbrojtës Saimir Vishën. Në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë që e implikon.
LEXO EDHE: Zbardhet procesverbali, ja çfarë iu gjet ‘killerit’ grek që ekzekutoi Kasmin