Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona të cilët tentuan të kalonin 21 kg kanabis drejt Greqisë.
Dy personat janë identifikuar si Florian Balliu 29 vjeç, baues në Fier dhe Amarildo Derstila, 26, banues në Elbasan.
Që të dy ishin duke udhëtuar me makinën tip “Ford” në të cilën kishin fshehur edhe drogën.
Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim edhe një 21-vjeçar i cili dyshohet si bashkëpuntor.
Njoftimi i policisë
Operacion anti-droge i policise se Sarandes. Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë në vendin e quajtur ”Qafa e Muzinës”, shtetasit Florian Balliu, 29 vjeç, banues në Fier, Amarildo Derstila, 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi jane konstatuar ne mjetin e tyre tip “Ford” me 20.6 kg kanabis qe kishin qellim trafikimin ne Greqi. Policia ka shpallur në kërkim shtetasin R.K., 21 vjeç, banues në Fier, si bashkëpuntor në këtë vepër penale.