![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Dy shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë greke, pasi u kapën me 29 kg marijuanë.
Arrestimi i tyre u bë në kufirin greko-shqiptar, pranë një zone pyjore në Kallpaq, Kakavijë.
Shqiptarët e kishin paketuar lëndën narkotike në 23 pako, të cilat ishin të vendosura në 4 çanta.
Autoritetet greke bëjnë me dije se të dy trafikantët janë të moshës 20 dhe 35 vjeç, ndërsa në momentin e arrestimit ata tentuan të largoheshin duke braktisur çantat.
Shfaq Komentet (0)