![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Është shtyrë seanca gjyqësore për Fadil Kasemin, i cili ekzekutoi ish-gruan e tij, gjyqtaren Fildes Hafizi. Nga sa mësohet, mungesa e avokatëve është bërë shkak i shtyrjes, ndërsa bëhet e ditur se seanca e radhës është lënë më 16 shkurt.
Kasemi akuzohet për vrasjen e gjyqtares Fildes Hafizi, ngjarje e ndodhur në zonën e Xhamllikut në Tiranë në fund gushtin e vitit të kaluar.
Kasemi do të gjykohet për tre vepra të ndryshme penale, për “Vrasje me paramendim”, “armëzbajtje pa leje” dhe “rrëmbim personi”. Krimet e Rënda kanë kërkuar burg përjetë për të.
Shfaq Komentet (0)