![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një grabitje me dhunë ka ndodhur këtë të premte në Tiranë. Ngjarja është regjistruar në një pikë karburanti në Bathore.
Sipas të dhënave të para, mësohet se një person i maskuar, nën kërcënimin e një thike, i ka marrë lekët e xhiros ditore punonjësit.
Ky i fundit ka njoftuar menjëherë forcat e rendit, të cilat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shfaq Komentet (0)