Kryeministri Edi Rama ishte sot në Orgjost të Kukësit për të parë investimin e kryer sipas standardeve bashkëkohore, ku përfshihet ndërtimi i ujësjellësit si edhe instalimi i matësve të ujit.
Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu e informoi Kryeministrin se situata e ujit tani po shkon drejt përmirësimit.
Nga ana e tij, Kryeministri Rama falënderoi banorët e këtyre zonave, si kontributorët kryesorë për mirëmenaxhimin e ujësjellësit
“Kjo është çështje që secili të paguajë atë që konsumon, në mënyrë që pastaj me kontributet e përbashkëta ndërmarrja të fuqizohet pak nga pak, të vazhdojë të bëjë investime, të vazhdojë të rrisë cilësinë e furnizimit dhe askush të mos jetojë në kurrizin e tjetrin. Për fat të keq, ata që ankohen më shumë nuk janë ata që janë më të varfër, ose janë ata që kanë qejf vetëm të flasin dhe ankohen, që ose kanë jetuar duke marrë ujin në rrugë të paligjshme, ose pastaj rrinë atje në Facebook dhe torolisen në luftën kundër varfërisë pa lidhje eshte shprehur kreu i qeverise. Nga ana tjetër, Kryeministri tha se bukuritë natyrore të kësaj zone duhen shfrytëzuar për t’i kthyer në një atraksion për turistët gjë që do ndikonte dhe në rritjen e mirëqenies për vetë banorët.” u shpreh Rama
Më tej Kryeministri është takuar me mjekë në Kukës, ku theksoi se programi i mjekëve të patronazhit do të vazhdojë deri në vitin 2019.
Sipas kryeministrit Rama, ky sistem patronazhimi ka ulur ndjeshëm fluksin e pacientëve drejt Tiranës.
“Një hap tjetër i rëndësishëm në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë – Në spitalin e Kukësit për të ndjekur programin e ri të patronazhimit të spitaleve rajonale të vendit, në një fazë të re të rritjes së cilësisë së shërbimit dhe në pritje që në janar 2019, të integrohen në gjithë sistemin spitalor mjekët e rinj specialistë (ndërprerja e pashpjegueshme katërvjeçare e specializimeve në vitet 2009-2013 krijoi një situatë absurde mungesash për specialistë për 4 vitet e shkuara)”, shkruan Rama.