![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Polici italiane ka vënë në pranga një shqiptar, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij kanë gjetur një numër të konsiderueshëm armësh dhe 17 kg drogë.
Shqiptari jetonte komunën Barlassina në provincën e Milanos dhe punonte si barist në një nga lokalet e Milanos, ndërkohë që shiste drogë dhe armë.
Përveç kokainës dhe heroinës, policia gjeti dy mitralozë, një pistoletë gjysmë automatike, një revolver dhe municion për të gjitha armët.
Së bashku me 20-vjeçarin arrestuan edhe dy bashkëpunëtorë të tij po shqiptarë me akuzën e trafikut të drogës dhe armëve.
Shfaq Komentet (0)