Kryesore

Komuniteti Mysliman i bindet qeverisë: Do të marrim masa për Ahmed Kalanë!

22:32 - 28.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ndjesa publike e imamit të rrugës së Kavajës nuk mjafton. Për futbollistët e kombëtares, përgjegjësia është personale, kurse për Ahmed Kalanë ka reaguar qeveria.

Komiteti Shtetëror i Kulteve nëpërmjet një letre drejtuar Kounitetit Mysliman ka kërkuar që ngjarje si ajo e videos me talljet e priftërinjve të mos përsëriten më. Shqetësimi i qeverisë, qëndron në faktin se “mesazhi është i dëmshëm për harmoninë fetare, këtë vlerë të trashëguar ndër breza të kombit tonë”. Pikërisht për këtë arsye i kërkohet Komunitetit Mysliman “të bashkëpunojë që shfaqje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”.

Përgjigja e Komunitetit ka qenë e menjëhershme. Njësoj i shqetësuar si qeveria, Komuniteti Mysliman ka shpërndarë për mediat reagimin e tij ku premton se do të marrë masa për imamin Ahmed Kalaja.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, si një institucion i promovimit të vlerave të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, ka ndjekur me shqetësim publikimin e ndodhur disa ditë më parë, ku gjatë një bashkëbisedimi jo të kujdesshëm të shfaqur në mediat sociale midis dy futbollistëve të kombëtares dhe një imami, u la vend për keqkuptim dhe lëndim të ndjenjave dhe besimeve të tjera fetare.

Rastin në fjalë e dënojmë dhe do trajtohet me seriozitetin maksimal nga Kryesia e KMSh me synim që raste të tilla të mos përsëriten.

Duke vlerësuar bashkëpunimin e frytshëm dhe korrekt me Komitetin Shtetëror të Kulteve, sqarojmë opinionin publik se bashkëndajmë shqetësimin e këtij institucioni, shprehur edhe me shkresën e fundit, në lidhje me ruajtjen dhe moscënimin e traditës së shquar të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, vlerë e vyer kjo e trashëguar ndër vite”

Video u transmetua direkt në Facebook nga imami i rrugës së Kavajës. Gjatë orëve të natës, futbollisti Andi Lila tregoi histori me nota humoristike për priftërinjtë në Greqi, i nxitur edhe nga Ahmed Kalaja.

Pas daljes së videos protagonistët e videos kërkuan ndjesë për talljet ndaj klerikut grek.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.