Distanca prej 20 pikësh nga vendi i parë, duket se ka tensionuar situatën tek skuadra e Feyenoord.
Një shenjë e tillë është shfaqur ditën e sotme, në kohën kur kampionët e Hollandës po kryenin seancën stërvitore. Dy futbollistët, Steven Berghuis dhe Sven van Beek, nuk i kanë kursyer grushtet ndaj njëri-tjetrit.
Sherri nisi pas një ndërhyrjeje të qëllimtë të Berguis me Beek që reagoi keq ndaj shokut të skuadrës.
Mbrojtësi 23 vjeçar goditi me shqelm mesfushorin dhe u desh ndërhyrja e shokëve të tjerë të skuadrës për të ndalur sherrin.
Shfaq Komentet (0)