AKTUALITET

“Bisha e lindjes” godet vendin, ja sa do të zgjasë i ftohti siberian

15:03 - 25.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një pjesë të mirë të vendit kanë nisur problemet e para nga moti i keq. E diela solli me vete reshje shiu e sidomos dëborë në zonat malore.




Por më e keqja, sipas sinoptikanëve do të jetë në ditët në vijim ku Shqipëria pritet të përfshihet nga vala e të ftohtit siberian që ka prekur Europën.

Ulja më e madhe e temperaturave do të shënohen të mërkurën dhe të enjten ku termometri do të shënojë deri në -8 në veri dhe verilindje të vendit. Sipas sinoptikanëve shfaqje të tilla atmosferike me temperatura ekstremisht të ulëta janë të rralla në periudhat fund-dimrit.

Deri të mërkurën duhet të mbani çadër me vetë, pasi reshjet e shiut dhe të borës do të jenë prezente thuajse në të gjithë territorin. Ndërsa i ftohti siberian me temperatura ekstremisht të ulëta pritet të zgjasë deri fundjavën e ardhshme.

Situata në vend

Qarku Shkodër-Reshjet e borës janë me intensitet të ulët në zonat urbane (qytete) dhe deri mesatare në zonat rurale, si dhe më intensive në lartësitë malore. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë venë në punë të gjithë forcat dhe mjetet, për pastrimin e borës në rrugë dhe për hedhjen e kripës, megjithëse dëbora nuk ka krijuar shtresë.

Qarku Kukës-Reshjet e borës janë me intensitet të ulët në zonat urbane (qytete) dhe deri mesatare në zonat rurale, si dhe më intensive në lartësitë malore. Akset rrugore nacionale që menaxhohen nga ARRSH dhe ato rurale që menaxhohen nga pushteti vendor janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë venë në punë të gjithë forcat dhe mjetet, të cilat po punojnë për pastrimin e dëborës në rrugë dhe për hedhjen e kripës. Trashësia e borës: Tuneli i Kalimashit 8 cm, Valbonë 9 cm, Qafë Shllak 5 cm, Qafë Tobli 5 cm, Qafë Luzhë 5 cm.

Qarku Dibër-Reshjet e borës janë kryesisht me intensitet të ulët në zonat urbane ku trashësia e borës është 3-5 cm, si dhe me intensitet mesatar në zonat rurale ku trashësia e borës është 20-25 cm, kurse në zonat malore janë me intensitet me të lartë. Akset rrugore nacionale që menaxhohen nga ARRSH dhe ato rurale që menaxhohen nga pushteti vendor (vetëm aksi Peshkopi-Lurë është ende i bllokuar e qarkullohet nga aksi Lurë-Rrëshen) janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë venë në punë të gjithë forcat dhe mjetet. Në segmente të rrugëve nacionale si Peshkopi-Kala e Dodës, Ura e Çerenecit-Steblevë, po punohet nga subjektet kontraktore me mjete dhe hedhje të kripës për mbajtjen e këtyre segmenteve rrugore funksionale.

Qarku Lezhë-Reshjet e borës janë të dobëta dhe trashësia e borës është 2-5 cm në territorin e bashkisë Lezhë, si dhe 5 cm në territorin e bashkisë Mirditë, në lartësitë mbi 200 metër. Në territorin e bashkisë Mirditë: Në fshatin Thirrë, Dardhë dhe Xhuxhë, Njësia Administrative Fan, ka borë 20-30 cm. Në fshatin Lajthizë dhe Nënshetaj, Njësia Administrative Orosh, ka 20-25 cm borë. Në fshatin Mërkurth dhe Kumbull, Njësia Administrative Selitë, ka 15-20 cm borë. Akset rrugore nacionale që menaxhohen nga ARRSH dhe ato rurale që menaxhohen nga pushteti vendor janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë në gatishmëri të gjithë forcat dhe mjetet.

Në qarqet Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Berat, nuk kanë reshje dëbore në zonat urbane dhe rurale. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë venë në gatishmëri të gjithë forcat dhe mjetet, për të ndërhyrë në çdo situate emergjente.

Për menaxhimin e kësaj situate MM/SHPFA, strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri dhe monitorim të vazhdueshëm të situatës. Forcat e Armatosura për situatat të emergjencës civile të shkaktuara nga reshjet e borës kanë në gatishmëri kapacitetet operacionale, njerëzore dhe teknikë për shpëtim të posaçme dhe operacionet urgjente si përforcim dhe për të siguruar një përgjigje të menjëhershme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.