Kryesore

Fotot/ Silvana Daja, kush është kandidatja e PS për zëvendësimin e Rroshit në Kavajë

12:59 - 30.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama akuzoi sot Partinë Socialiste se e ka zgjedhur kandidaten për bashkinë e Kavajës pa konsulta me aleatët. Në fakt, këtë e pohoi indirekt edhe Saimir Tahiri kur tha që ky post i takon PS-së, duke lënë të kuptohet se negociatat ishin të panevojshme dhe se këtë e vendos PS-ja.

Në fakt, megjithëse nuk është shpallur zyrtarisht, kandidatja e Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale për Bashkinë e Kavajës që do të mbahen në datë 7 Maj është Silvana Daja. Ajo është bashkëshortja e Gentian Dajës, deri para pak ditësh, kryetar i degës së Partisë Socialiste të Kavajës. Gentian Daja dha dorëheqjen pas zyrtarizimit të bashkëshortes së tij si kandidaturë.

Asambleja e Partisë Socialiste të Kavajës ka propozuar 6 emra, mes të cilëve edhe gruaja e kryetarit të PS-së dhe formalisht fjalën e fundit do ta thotë kryesia e PS-së.

Por, në Kavajë tashmë e dinë të gjitha që kandidate është vendosur Silvana Daja. Aq e sigurt është kjo, sa edhe një prej 6 kandidatëve, punonjësja e bashkisë aktuale, Megi Katroshi ka shkruar në “Facebook”: E përgjegjshme, e përkushtuar, familjare: Silva për Kavajën.

Burime nga PS-ja e Kavajës thonë për GSH.al se me dorëheqjen e Gentian Dajës, ish-kryebashkiaku Elvis Rroshi ka marrë atributet e kryetarit lokal të partisë duke organizuar strukturat dhe përgatitur fushatën për zgjedhjen e Dajës si kryebashkiake.

Ndërkohë, pak ditë më parë vetë Gentian Daja sqaroi në “Facebook” arsyet e largimit nga posti i kreut të partisë.

Statusi i Gentian Dajës në Facebook
Miq, sapo mbaroi mbledhja e Asamblese Socialiste te Kavajes ku u propozuan 6 kandidate per Kryetar Bashkie nje nder te cilat edhe bashkeshortja ime Silvana Daja.

Nisur nga ky propozim per te mos ndikuar jam i detyruar te dorehiqem nga detyra e Kryetarit te Partise Socialiste Kavaje.

Dua te falenderoj perzemersisht te gjithe mbeshtetesit ne Kavaje, Golem, Synej, Luz i Vogel dhe Helmas.

Gjithashtu nje falenderim per cdo fresshist, student, maturant, per cdo grua dhe cdo profesionist qe ka bere te mundur qe Ps ne Kavaje sot te jete nje parti me e mire.
Bashke tani do jemi akoma me te forte-)

Ne 7 maj dhe ne 18 qershor do korrim fitore spektakolare sic e do zakoni.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.