![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë e ka nisur ditën me një postim në rrjetin social “Facebook” për një vajzë të re, Enkelejda Kamani.
Rama ka uruar ditë të mbarë me solisten më të re të TOB-it, që u rendit e para ndër 6 fituesit e Akademisë La Scala për periudhën 2017-2019.
Ja postimi i plotë i Ramës
“MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me imazhin e yllit më të ri shqiptar, Enkelejda Kamani, solistja e re e TOB që u rendit e para ndër 6 fituesit e Akademisë La Scala për periudhën 2017-2019! Qiellit të botës operistike i shtohet një tjetër yll, që na provon sërish se ëndrrat me sy hapur, realizohen kur pasioni dhe vendosmëria nuk njohin pengesë.
Faleminderit Enkelejda”
Shfaq Komentet (0)