Më datë 31.03.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
– Qemal Lika, 23 vjeç, banues në Fushë Krujë
Në bazë të informacioneve që disponoheshin, është bërë e mundur kapja e tij në flagrancë, në afërsi të rrugës “Don Bosko”, ku në bagazhin e automjetit tip “Renault”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
20 kg me lëndë të dyshuar narkotike të llojt Cannabis Sattiva.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.
Shfaq Komentet (0)