Një 47 vjeçar i dënuar me 7 vite burgim nga drejtësia italiane për vrasje, është arrestuar këtë të hënë nga policia e Vlorës.
Në pranga ka rënë Fatmir Halla, 47 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.
Sipas policisë, ai ishte shpallur në kërkim Ndërkombëtar nga Interpol, pasi Gjykata në Itali e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale ”Vrasje me armë”.
Njëkohësisht, theksohet se Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Shfaq Komentet (0)