![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një denoncim në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’,ku ka akuzuar vëllain e ministrit të drejtësisë, Fatmir Xhafaj se skafi me 1 ton drogë në Karaburun ishte i Agron Xhafajt.
Gjithashtu Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital. Sipas Berishës, policia hesht dhe ushtron terror të mos përmendet emri i vëllait të Fatmir Xhafajt.
MESAZHI I BERISHËS
Skafi me 1 ton droge ne Karaburun ishte i Agron Xhafës!
Oficeri dixhital denoncon:
Agron Xhafën, vëllain e Fatmir Xhafës si
– pronarin e skafit me 1 ton drogë të kapur në Karaburun
– njeri nga skafistët u gjend i mbytur kurse tjetri është zhdukur
– policia hesht dhe ushtron terror të mos përmendet vellacko Agroni! sb
“Përshëndetje zoti Berisha. Desha te ju informoj se ne policinë e Vlorës por edhe ne qytet te gjithë e dinë se Skafi me 1 ton drogë që u gjet i braktisur në Karaburun ka qene i Agron Xhafës, vëllait të ministrit të brendshëm. U gjet njeri nga skafistet i mbytur dhe një tjetër është zhdukur dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij. Ne komisariatin e Vlorës ushtrohet terror që të mos përmendet emri i vëllait te ministrit Xhafa. Ju lutem bëje publike, me respekt.”