Gianluigi Donnarumma gjithnjë e më larg Milanit. Sipas prestigjiozes angleze “The Sun”, agjenti Mino Raiola ia ka ofruar klientin e tij gjigantit spanjoll Real Madrid dhe atij francez, Paris Saint-Germain, megjithatë, thekson se Milani është gati ta shesë portierin në rast se dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Për kartonin e Donnarumma, kuqezijtë do të kërkojë rreth 65 milionë euro për portierin italian, pasi do të balanconte financat pas problemeve me UEFA-n.
Shfaq Komentet (0)