Këngëtarja kolumbiane, Shakira, e ka nisur karrierën e saj muzikore në moshën 13 vjeçare. Por në një intervistë për revistën “Billboard”, ku ka zënë edhe kopertinën, është shprehur se jo gjithçka ka qenë e lehtë. Ajo thotë se ka kaluar shumë pengesa derisa arriti në rrugën e suksesit.
Artistja 41 vjeçare ka theksuar se gjithçka do të ishte më e lehtë po të kishte lindur në Florida ose në New York. “Kur nisa karrierën në Kolumbi, ambienti ishte shumë armiqësor dhe skena e muzikës pop thuajse nuk ekzistonte”-ka shpjeguar këngëtarja.
“Atëherë nuk ka pasur rrjete sociale. Duhej të udhëtoja në të gjithë Amerikën Latine që të prezantoja këngët e mia duke shkuar sa tek një radio në një tjetër”-ka shtuar më tej ajo. Këngëtarja simpatike kujton edhe se ka qenë në tre vende brenda së njëjtës ditë gjatë rrugës së saj drejt suksesit. J.K