Mesfushori i Liverpoolit, Alex Oxlade-Chamberlain ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen kundër Romës.
Liverpooli ka konfirmuar se mesfushori anglez ka përfunduar sezonin, ndërsa do ta humbë edhe Botërorin 2018 me kombëtaren e Anglisë.
“Liverpooli mund të konfirmojë se ka përfunduar sezoni për Alex Oxlade-Chamberlain, për klubin dhe kombëtaren për shkak të dëmtimit të ligamenteve të gjurit në ndeshjen ndaj Romës, të martën mbrëma”, thuhet në konfirmimin e klubit anglez.
Chambo luajti vetëm për 18 minuta në fitoren prej 5 me 2 të Liverpoolit ndaj Romës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Shfaq Komentet (0)