Aktori i njohur i “Portokalli” Irgen Çela është shprehur se nuk do e linte këtë program, edhe nëse do ti ofrohej një ofertë joshëse.
I ftuar në emisionin “Ditë e Re” aktori, i njohur me emrin “Xhoda”, u shpreh i vendosur se nuk do të largohej nga ky program.
“Një ofertë mund të jetë vërtetë joshëse. Portokallia është, pa dashur të ofendoj asnjë koleg, është si patentë humori. Dhe është e vështirë të lësh mbrapa një emër dhe një reputacion kaq të madh qoftë për të marrë lekë më shumë.
Sepse atje ku shkon nuk i dihet a do jetë po kjo fuqi. Përveç punës së madhe që bëjnë aktorët, Portokallia është ngritur dhe ajo vetë institucion që të jep fuqi ty. Kur ti ndonjëherë nuk je në lartësinë e duhur, është në lartësinë e duhur e tëra dhe të jep dorë”.