Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë ka denoncuar në rrjetin social “Facebook” një tjetër rast të trafikut të drogës.
Duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital, Sali Berisha shkruan se te Rëra e Hedhur në Shëngjin furnizohen me kanabis dy skafe të fuqishme që i lëviz klani “Noka”.
Ja postimi i plotë i Berishës
Qytetari dixhital denoncon:
-Dy skafe te fuqishme ngarkohen me kanabis në Shëngjin tek Rëra e Hedhur!
Skafet i lëviz klani Noka, konkretisht Xhevahir Noka! sb
“Përshëndetje zoti Sali Berisha. Desha të ju informoj se 2-3 herë në javë në Shëngjin të Lezhës vijnë 2 skafe me motora shumë të fuqishëm për t’u ngarkuar me hashash te Rëra e hedhme me urdhër nokave me saktë të Gjavahir Nokës. Policia e din mirë por ndan fitimin dhe nise edhe drogën e vet, po mujte publiko po mos ms nxjerr. Të përshëndes nga zemra.”