Ajo është padyshim një nga artistet shqiptare, suksesi i së cilës i ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë. Pas performacave të saj në Dubai, emri i Erës do të përmendet në një nga eventet më të rëndësishëm sportiv, Kampionati Botëror i Futbollit 2018. Sipas “Prive.al”, Era do të këndojë himnin e këtij eventi në bashkëpunim me këngëtarin dhe aktorin e njohur Will Smith.
Sipas burimeve, mësohet se producent i këtij projekti është Dj Deeplo dhe xhirimet e spotit do të fillojnë ditën e nesërme. Era Istrefi do të renditet midis emrave me famë botërore si Jennifer Lopez, Shakira, Anastacia e Jason Derulo, të cilët kanë provuar të njëjtën eksperiencë. Kampionati Botëror i Futbollit këtë vit do zhvillohet nga datat 14 qershor deri me 15 korrik në Rusi, duke mbledhur me miliarda shikues në të gjithë botën.