Mesfushori i Bayern Munich, Arturo Vidal, shpreson të ribashkohet me Juventusin këtë verë.
Sipas “Calciomercato”, kiliani do të ishte një përforcim solid në mesfushën e Juventusit. Po ashtu, me kontratën e Vidal, që do të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm, Bayerni mund të fitojë para me shitjen e 31-vjeçarit, në vend që ta humbasë atë si lojtar të lirë verën e ardhshme.
Beppe Marotta tha kohët e fundit se ish-lojtarët e Juves nuk e harrojnë klubin bardhezi. Përveç Morata, edhe Vidal është një tjetër lojtar, që “mungon” në Torino.
Kampionët e Italisë kanë një mirëkuptim të madh me Bayern Munich dhe, me Goretzka tashmë i nënshkruar, Vidal mund të largohet nga Mynihu.
Zonja për momentin ka përparësi të tjera, por Vidal është ende në mendjen e saj.