Show-Bizz

Lady Gaga, super performancë brenda një ditë të vetme

13:54 - 25.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lady Gaga njihet për stilin e saj të veçantë të veshjes. Ajo është përfolur gjithnjë për veshjet e saj, madje kjo karakteristikë është kthyer në identifikuese për të.




Në fakt, është e vështirë që stili i saj të pëlqehet lehtësisht, pasi është tërësisht ndryshe nga ç’mund ta imagjinosh. Madje edhe këpucët e saj me taka të larta janë gjithnjë ekstravagante, sidomos nëpër videot që ajo ka realizuar. E përditshmja britanike “Daily Mail” ka publikuar disa fotografi nga një ditë e vetme në New York, ku është parë këngëtarja e famshme.

Ajo është shfaqur me tre veshje të ndryshme dhe secila me një stil tejet ndryshe nga njëra-tjetra. Sigurisht që kjo ka tërhequr edhe vëmendjen e të pranishmëve në rrugë, të cilët e kanë parë me shumë kuriozitet. J.K

4C9AF64700000578-5770321-image-m-37_1527229475335 4C99E19D00000578-5770321-image-a-33_1527229392137 4C99E17100000578-5770321-image-a-34_1527229415966 4C9AE74300000578-5770321-image-m-40_1527229514726 4C9AE7B300000578-5770321-image-m-39_1527229500212 4C9AF3DE00000578-5770321-image-m-38_1527229488370
<
>

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.