Dhjetëra pastrues të kanalizimeve vdesin çdo vit në Dhaka të Bangladeshit, ndërsa zhyten për të pastruar pusetat e bllokuara.
Ata paguhen 7,50 £ në ditë dhe futen nëpër kanalizimet e ndotura pas asnjë veshje mbrojtëse, duke rrezikuar jetën nga problemet shëndetësore që mund të iu shfaqen me pas nga ujrat tejet të ndotur. Qyteti prej 14 milionë banorësh vuan nga një sistem i papërshtatshëm i kanalizimesh që sa hërë bie një shiu i madh çon në përmbytje të shpeshta.
Punonjësit duhet të mbajnë frymën kur zhyten nëpër mbetjet njerëzore dhe gjithashtu duhet t’i bëjnë ballë edhe tymit helmues që gjendet brenda kanalizimi. Shumë prej tyre vdesin çdo vit nga mbytja dhe shumë të tjerëve kanë pasoja shëndetësore nga zhytjet e shpeshta.
Shfaq Komentet (0)