BLUETOOTH

Vlerësimi për këngëtaret shqiptarë, ja kush paguhet deri në 25 mijë euro nata, sipas Xhani Demnika

13:44 - 05.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Menaxheri i VIP-ave, Xhani Demnika, ka nxjerrë zbuluar yjet e muzikës në emisionin “Fit Station”, të News 24, duke shprehur se marrin deri në 25 mijë euro/koncerti, nëpër lokalet e natës.




Demnika tha se top listën e mbajnë Noizy dhe Dafina Zeqiri, që arrijnë të marrin deri në 25 mijë euro nata për koncert.

Ndërsa këngëtarë të tjerë si Elvana Gjata,Dhurata Dora, Finem, Capital, apo grupi Albanians, nisin nga 3 mijë euro, për të përfunduar deri në 15 mijë euro.

“Mund të them disa emra, për momentin më i paguari dhe më i preferuari është Noizy nga djemtë dhe nga vajzat është Dafina. Në listë është dhe Elvana Gjata, Dhurata Dora, Finem, Capital, on top është dhe grupi Albanians që shumë pak i njohin por ata janë një grup i cili po thyen rekorde. Çmimi fillon nga 3-5 mijë euro nata minimumi deri në 15-25 mijë euro në natë. Shet muzika, ritmi, emri”- tha ai.

Përsa i përket Luiz Ejllit, sipas menaxherit është i pëlqyer nga publiku, por ky i fundit nuk i ka vënë çmime fikse lokaleve që ai frekuenton për të kënduar.
“Është I pëlqyer, i fortë por çdo gjë është në normalizim. Luizi më pëlqen pasi jo çdo lokali i ka vënë çmime fikse, është përshtatur tashmë”.- u shpreh Demnika

Gjithashtu ai foli e për eskortat shqiptare në Dubai, duke theksuar se ka shumë ‘show girl’ që bëjnë jetë luksi në vendin arab.
“Shohin një artist që bën hundën dhe thonë që është eskort në Dubai, kjo bie totalisht poshtë. Një artist në Shqipëri merr 15 mijë euro në një koncert, imagjino sa merr për një javë. Fitojnë aq shumë këtu sa shkojnë në Dubai vetëm për pushime. Por nuk i vë duart në zjarr për vajzat “show girl” që bëjnë jetë luksi e jetojnë në Dubai. Ne e dimë që ka eskorta, i njohim , por dimë që ka dhe vajza që bëjnë punë të ndershme në Dubai”- tha Demnika.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.