![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Janë gjendur në ujrat e Vlorës kufomat e dy peshkatarëve amatorë të zhdukur qëkur ishin nisur nga porti i Torre Santa Sabina.
Kështu, trupat e 48-vjeçarit Sante Lanzilloti dhe 46-vjeçarit, Francesko De Blasi, dy peshkatarë, tani janë në Vlorë dhe do të dërgohen në Itali për hetime të mëtejshme.
Familjet e dy viktimave janë nisur për në Shqipëri për të bërë identifikimin e trupave pasi janë vënë në dijeni nga Policia e Brindisit.
Duket se vdekja ka ardhur nga mbytja, por kjo do të duhet një autopsi e autorizuar nga prokuroria e Brindisit që ta konfirmojë zyrtarisht vdekjen e tyre.
Shfaq Komentet (0)