![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Pasi është ndërtuar skena e ekzekutimit të ish-drejtorit të Policisë Vlorës, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e atentatit mafioz që i mori jetën Artan Cukut.
Pistat
Hetimet e policisë janë drejtuar në tre pista; së pari krimi mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së tij si polic dhe e dyta për shkak të konkurrencës, pasi Artan Cuku kohët e fundit menaxhonte një kompani private sigurimi.
Ndërkohë pista e tretë, që duket edhe më kryesorja sipas grupit të hetimit është ajo hakmarrjes. Kjo pasi ka dyshime të forta se ekzekutimi i ish-drejtuesit të lart të Policisë, lidhur me një ngjarje të vitit 2005, kur në zyrën e tij është vetëvrarë 25-vjeçari, Artan Daka.
Në atë kohë Cuku ka qenë me detyrën e shefit të krimeve në komisariatin nr. 4 në Tiranë, kur kishte shoqëruar shtetasin Artan Daka, ky i fundit vëllai i një personi të kërkuar nga policia.
Gjatë intervistimit të tij, Cuku ka pretenduar se Daka i ka marrë pistoletën e shërbimit dhe me të ka qëlluar veten, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Këtë version Cuku e ka treguar në polici dhe është marrë i mirëqenë. Mirëpo pas 12 vitesh, duket se kjo ngjarje mund të jetë riaktivizuar, ç’ka mund t’i ketë shtyra ata të hakmerren ndaj Cukut.
Artan Cuku mbajti detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës nga viti nga 2012 deri në vitin 2013. Ai ka qenë gjithashtu nëndrejtor i Policisë për Krimet e Rënda në Tiranë nga viti 2009 deri në vitin 2011 si dhe shef krimesh në Shkodër dhe zëvendësdrejtor në Fier.