Kryesore

Sherr në komisionin e Ligjeve/ Deputetët socialistë sulmojnë ministrinë e LSI

12:31 - 10.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Debate dhe përplasje kanë përfshirë sot komisionin e Ligjeve, ku socialistët kanë sulmuar Ministrinë e Transporteve, për shtesën e kontratës për ndërtimin e rrugës Tirane-Elbasan. Ministria e Transporteve drejtohet nga Sokol Dervishaj, i LSI.

DEBATI:

Pandeli Majko: Duam shpjegime të qarta, kush mban përgjegjësi për ketë shtese kontrate që shkon mbi 20% te vlerës se rrugës. Ç’është kjo vlere 35 milion dollarë për 4 kilometra rruge. Duam sqarime me zë dhe figure.

Specialisti i ministrise se Transporteve: Ka patur 5 rreshqitje në rrugën e Ibes dhe skarpatat që do bëhen do jenë deri ne 700 metra. 35 milion dollare duhen vetem per segmentin e pare të kësaj rruge.

Dash Peza: E gjej te pabesueshme te vish dhe te thuash qe dua shtese kontrate se na kane dale situata te paparashikueshme. Me duket e pabesueshme. A keni bere studime për këtë projekt? Do mbani përgjegjësi për ato qe do thoni këtu.

Doshi: Ju jeni parti e 20%..

Hysi: Zoti Doshi jo kështu..

Majko: Tome një minut se do flas unë..

Doshi: Mos me thuaj Tome, por Zoti Doshi.

Majko: Ke te drejtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.