Një 25-vjeçar ka mbetur i vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidentit të ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku u përplasën tre makina.
Mësohet se 25-vjeçari u dërgua në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Lidhur me ngjarjen është ngritur një grup hetimor i cili do të zbardhe rrethanat e plotë të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Më datë 17.08.2018, rreth orës 19:10, në autostradën “Tiranë -Durrës”, në Kashar janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë dhe drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje,po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale.