BOTA

I zunë pritë, ja kush është 23-vjeçari shqiptar që u ekzekutua pas shpine. Dyshohet për një vajzë?

09:01 - 02.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 23-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në mes të sheshit plot me njerëz në një zonë të Barit.




Ndërkohë që mediat italiane kanë bërë të ditur se shqiptari i ekzekutuar është Viktorian Picaku, por nuk ka asnjë të dhënë për identitetin e autorëve.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se gjithçka ka ndodhur mbrëmë në sheshin Abbazia, në Corato të Barit.

Nga sa bëhet e ditur dy persona me motor e kanë ndjekur nga pas dhe e kanë qëlluar pas shpine, duke i zbrazur armën.

Edhe pse ambulanca arriti menjëherë, asgjë nuk mund të bëhej për të riun shqiptar, për shkak se plumbat i kishin prekur kokën dhe mushkëritë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikuar autorët.

Hetimet po kryhen nga karabinierët e Tranit. Hipoteza e parë është vrasja për motive pasionale, mendohet se Viktori ka mbrojtur një vajzë. Ende nuk janë identifikuar autorët e krimit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.