Shumë “Check in” kemi parë nga Jala këtë verë. Por kujdes, kujdes për veten e sidomod në lokalet ku ju konsumoni.
Tani drejt fundit të sezonit turistik, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se i ka vene drynin 3 lokaleve në Jalë.
Kjo për shkak të shkeljeve të rënda te standardeve të sigurisë ushqimore. Siç njofton AKU, gjatë aksionit që po ushtron në zonat bregdetare janë evidentuar 3 subjekte në Jalë, dy me aktivitet “Restorant” dhe një “Fast Food” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.
Ndaj subjekteve, restorant “Lavdoshi, restorant “Kapiteni” dhe fast food “Spiro Kreku” janë marrë masë administrative gjobë 300.000 lekë për secilin si dhe bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.