Policia e Shkodrës, lidhur me rastin e gjetjes së trupit së vajzës 9 vjeç në lumin e Bunës, sqaron se nuk janë konstatuar shenja të dhunës fizikë në trupin e saj.
Informacioni vjen nga vetë uniformat blu, të cilat më parë kishin dyshime për ushtrim dhune nga babai i saj Erdgys Arrazi.
Njoftimi shtesë nga Policia e Shkodrës:
Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për gjetjen në ujërat e lumit Buna, të trupit të pajetë të 9-vjeçares, ju informojmë se nga këqyrja paraprake e trupit të të miturës, në prani të ekspertit mjeko-ligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.
Kërkimet për gjetjen e nënës së bashku me dy fëmijët e tjerë vijojnë.
Shfaq Komentet (0)