Dy të rinjë kanë rënë në pranga të policisë së Tiranës. Në operacionin e koduar “Tattoo”, policia e kryeqytetit ka arrestuar: Armando Behari, 24 vjeç dhe Xhevit Bogdani, 21 vjeç. Një tjetër i ri është proceduar në gjendje të lirë.
Policia kish marrë informacion se dy të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin kanabis në zonën e “Ali Demit” dhe “Martenitetit të Ri”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në studion e tatuazheve në pronësi 24-vjeçarit Armando Behari, ku i pranishëm në studio ishte dhe Xhevit Bogdani, u gjet një çantë kanabis si dhe një sasi fishekësh të kalibrit të ndryshëm.
Kështu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: mbi 1 kg kanabis, 66 fishekë të kalibrit të ndryshëm, 2 aparate celularë dhe 1 dorezë metalike.
Shfaq Komentet (0)