Ka shpërthyer një skandal në Kosovë dy ditë më parë, ku kompania Artmotion kishte arritur marrëveshjen me Radiotelevizionin e Serbisë dhe Telekomin e Serbisë, për të transmetuar në territorin e Kosovës, Champions League-n në gjuhën serbe.
Menjëherë për këtë çështje ka reaguar Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi, i cili e ka quajtur të papranueshme këtë veprim, duke hedhur poshtë të gjithë mundin e bërë nga Fadil Vokrri për të çuar Kosovën aty ku është sot.
Shfaq Komentet (0)