Është publikuar nga UEFA renditja e klubeve për vitin 2018-2019, ku kryeson bindshëm Real Madrid.
Kampionët e Europës ndiqen nga Bajern i Mynihut, që është 112 mijë pikë, kundrejt 131 mijë të madrilenëve.
Shkëndija ka arritur një pozicion historik sa i përket klubeve maqedonase. Ata pozicionohen në vendin e 161, duke arritur renditjen më të mirë në histori për një klub maqedonas. Kuqezinjtë arritën të shkonin deri në fazën “play-off” të Europa Ligës.
Ndërkohë që Skënderbeu ndodhet në vendin e 150-të duke humbur disa pozicione, ndërsa Kukësi renditet në vendin e 201. Vendi i 317 për Partizanin dhe pak më poshtë, në të 338 gjendet Laçi. Ndërsa Tirana që u ringjit këtë edicion mes më të mirave të Superiores u rendit në vendin 376.
Kampionia e Kosovës, Drita ndodhet në vendin e 372. Interesant është fakti se vetëm 1 vend më poshtë është Luftëtari.