Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se kanë nisur diskutimet për buxhetin e vitit të ardhshëm, që sipas tij do të ketë një politikë të re sociale. Rama ka theksuar se për këtë do të bëjë të ditur më shumë të mërkurën sërish nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Diskutime të frytshme për buxhetin 2019. Ulje taksash. Rritje pagash në arsim, shëndetësi, ushtri. Dhe një risi shumë domethënëse: Një politikë e re sociale që as mendohej dot pa ndërmarrë reformat e dhimbshme shtetbërëse. Më shumë për këtë nesër në 10:30 fb/twitter/insta live”, shkruan Rama.
Shfaq Komentet (1)
Rrit shpresen dhe besimin, Z.Kryeminister,se po te boshatiset vendi e po iken brezi i ri dhe intelektualet,pastaj mendo per te rritur pagesat per bebet qe do lindin…..