Po transportonte cigare kontrabandë të llojit Trokadero, por është ndalur mëngjesin e sotëm në doganën e Morinës.
Kështu policia ka bërë të ditur se ka ndaluar shtetasin kosovar, Islam Haxhimurati, pasi gjatë kontrollit të mjetit me targë 07876AD të drejtuar nga ky shtetas u gjetën dhe sekuestruan 100 steka (1000 paketa) cigare kontrabandë.
Islam Haxhimurati akuzohet për veprën penale “Kontrabandë mallrash”. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka të implikuar të tjerë në këtë veprimtari.
Shfaq Komentet (0)