Këngëtarja kosovare Rita Ora tërhoqi vëmendjen e të gjithëve mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa ndau në rrjetin e saj social Instagram, një foto ku ajo shfaqej e zhveshur, kjo e fundit e bërë për revistën “CLASH”.
Në foto ajo dukej tepër sensuale, ishte përpjekur që të mbulonte me duar pjesët e saj intime, e veshur me një palë dorashka të kuqe lëkure e me flokë të lagur.
Por me sa duket një arsye tjetër në publikimin e kësaj foto ishte që këngëtarja të promovonte një ndër këngët e reja të albumit të saj të ardhshëm “Phoenix” që do të lançohet në javët e ardhshme.
Shfaq Komentet (0)