Show-Bizz

“Ti mban erë djathë”, Emina Çunmulaj tregon njohjen me bashkëshortin miliarder

11:05 - 14.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Xing me Ermalin” ishte modelja e njohur shqiptare me famë botërore Emina Çunmulaj.




E sinqertë dhe e çiltër, Emina foli pa dorashka për jetën e saj si edhe për njohjen me bashkëshortin e saj, miliarderin iranian Sam Nazarian.

Emina tregoi se me bashkëshortin është njohur në ishujt e Karaibev dhe se në fillim ai i kishte thënë se vinte era djathë.

“Isha me shokun tim më të mirë që është grek dhe me familjen e tij. Ndërsa burri ishte me një grup shoqërie. Në tavolinën e burrit në restorant ishte një stiliste që punon në një shtëpi mode, njiheshim, erdhi dhe më takoi. Ishte dita pas vitit të ri. Më pyeti çfarë po bëni. I thashë po flasim për dëshirat që kemi për vitin e ri. Dëshira ime ishte të gjeja dikë që t’ja jepja zemrën se isha beqare prej vitesh. Isha 24 vjeç. Ajo më tha hajde ta prezantoj një djalë, jo i thashë unë se jam me familjen e shokut. Po çoheshin ata nga tavolina dhe shoh këtë djalin pra burrin që ishte 2 metra. U kthye ai bashkë me atë vajzën dhe erdhën tek tavolina jonë. Shoku im e takoi, e njihte dhe po bisedonte për disa të njohur grek. I përshëndeti ai familjen e shokut tim dhe kur erdhi rradha tek unë më dha dorën dhe më tha ‘Jam Sam’. Përshëndetje jam Emina i thashë. ‘Je greke?’, më pyeti. Mua gjaku po më ziente nga brenda se jam patriote. ‘Jo, pse?’ e pyeta unë dhe shtrëmbërova fytyrën. Më pa çuditshëm dhe tha ‘Të vjen era djath’ dhe iku. E kam qejf djathin, e ha shumë. Pastaj pjesa tjetër është histori”, tregoi Emina.

Çifti u martuan në vitin 2015 dhe sot janë prindër të dy vajzave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.