Ndarja nga jeta e njerëzve të dashur është padyshim e dhimbshme dhe kurrsesi nuk mund të harrohen derisa të marrësh frymë.
Prej thuajse dy vitesh Ergi Dini, ish-këngëtari i njohur ka ndërruar jetë nga një aksident fatal me motor në moshë shumë të re. Dhe motra e tij, këngëtarja e njohur shqiptare Barbana Dini e kujton gjithmonë të vëllain me postime prekëse në Instagram.
Sot ai do të festonte ditëlindjen e tij të 24-t… Barbana i ka dedikuar disa fjalë rrëqethëse të vëllait, që zor se mund të mbahen lotët.
“Çdo vit mezi prisja orën 00:00 të kësaj nate për të uruar ditëlindjen! Sot është ditëlindja jote e 24! Po bëhen 2 vite që pres të “zgjohem” nga ky makth i tmerrshëm. Ishe gjëja më e bukur që me ndodhi në këtë jetë, por edhe dhimbja me e madhe… Nuk u ngopëm me ty! Ke qenë je dhe do të mbetesh dashuria ime me e madhe, pika ime e dobët! Nuk do mundem kurrë ta pranoj humbjen tende Ergi”.