Sikur të mos mjaftonin rezultatet negative gjatë këtij sezoni, trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka një tjetër rival. Portugezi është vënë në qendër të vëmendjes nga Shoqata e Futbollit e Anglisë (FA) lidhur me komentet e tij pas fitores kundër Newcastle United.
“Supozohet se gjuha e tij [Mourinho] në fund të ndeshjes, siç është kapur nga pamjet e transmetuara, ishte abuzive, fyese, ose e papërshtatshme,”-thuhet në një deklaratë zyrtare të FA.
Pas ndeshjes, portugezi u filmuan në tunelin e “Old Trafford” gjoja duke përdorur gjuhë abuzive drejt kamerave televizive.
Për këtë, FA i ka dhënë kohë Mourinhos t’i përgjigjet akuzave, deri më 19 tetor. Nëse këto fjalë vërtetohen, Jose rrëzikon të gjobitet, ose të pezullohet për disa takime nga stoli i United.