Pasi u rikthye këngëtarja, ata të dy gjejnë gjithnjë mundësinë për të qenë të pandarë në projektet e ndryshme muzikore. Dafina dhe Noizy duket se kanë filluar xhirimet për videoklipin e bashkëpunimit të tyre të radhës.
Në bazë të postimeve që kemi parë nga të dy, artistët shihen në të njëjtin vend. Ata shihen që kanë kaluar kohë në natyrë, e madje edhe kanë ndezur një zjarr, ndërsa thuhet se Dafina dhe Noizy pikërisht në këtë vend kanë filluar të xhirojnë edhe videoklipin për këngën e tyre më të re. Dafina i ka bërë reperit një fotografi të cilën të dy e kanë shpërndarë në ‘Instagram’-et përkatëse. Kurse për sa i përket këngës së shumëpërfolur duket se është drejt përfundimit.
Shfaq Komentet (0)