Almeda Abazi ka konfirmuar lajmin e shtatzënisë! Bukuroshja shqiptare është në pritje të ëmbël me fëmijën e saj të parë me bashkëshortin, Tolgahan Sayisman.
Për revistën “Who”, Almeda është shprehur se është shumë e lumtur dhe si besimtare e devotshme që është , falenderimet e para ia dedikon Zotit.
“Jam shumë e lumtur, Zoti do të na bekojë me një fëmijë”, është shprehur ajo.
Ashtu siç raportuan edhe mediat turke, Almeda është në javët e para të pritjes së ëmbël dhe zbuloi se ishte shtatzënë gjatë një kontrolli rutinë në spital.
Shfaq Komentet (0)