Vodhi një varesë floriri, por tashmë i duhet të përballet me drejtësinë. 31-vjeçarja, Blerta Sinani është vënë në prangat e policisë së Korçës, pasi dyshohet se ka vjedhur një varëse floriri në banesën e marrë në përdorim nga shtetasi G.L, 78 vjeç, banues në Selanik-Greqi, tek e cila kjo shtetase punonte si pastruese.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetases :
Blerta Serani, 31 vjeçe, banuese në Korçë.
Arrestimi i saj u bë pasi dyshohet se kjo shtetase në lagjen nr 6 në Korçë, ka vjedhur një varëse floriri në banesën e marrë në përdorim nga shtetasi G.L, 78 vjeç, banues në Selanik-Greqi, tek e cila kjo shtetase punonte si pastruese.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.